Lajme

AGK-ja pranon donacion me mjete mbrojtëse për gazetarët nga Free Press Unlimited


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), të mërkurën ka pranuar donacion nga organizata Free Press Unlimited – FPU me iniciativën dhe ndërmjetësimin e Zyrtares Ligjore të European Centre for Press and Media Freedom ECPMF.

Ky donacion përfshin mjete mbrojtëse për gazetarët që raportojnë në terren dhe në pjesët ku rrezikohet siguria e tyre fizike.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga AGK-ja.

“Pjesa e parë e këtij donacioni që përmban 14 jelekë antiplumb, 16 helmeta dhe 17 pako për ndihmë të parë, është pranuar sot nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, dhe Zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari. Teksa pritet që brenda muajit të arrijë edhe pjesa e dytë e këtyre mjeteve”, thuhet në njoftim.

Nga AGK-ja është thënë se do të nis shpërndarja e këtyre pajisjeve për mediumet.

“Shpërndarja e pajisjeve mbrojtëse për mediat do të bëhet duke marrë parasysh nivelet e rrezikut në vend”.

“Gjithashtu, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në koordinim me ECPMF-në dhe FPU, do të bëjë shpërndarjen e jelekëve me mbishkrimin PRESS për mediat qendrore dhe lokale, të cilat raportojnë nga veriu i vendit”.

Sa herë që situata tensionet në Veri, për gazetarët krijohet ambient i pasigurt për raportimin e gazetarëve nga vendi i ngjarjes.

Për dallim nga situata e dhjetorit kur ishin vendosur barrikada në Veri për 17 ditë e ku u sulmuan 13 punëtorë të medias, gjendja e tensionet të fundit që nisen më 26 tregoi edhe për një realitet akoma më të ashpër për raportimin e gazetarëve nga Veriu.

Madje sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë nga persona të maskuar, prejse kishte filluar tensionimi i situatës në Veri më 26 maj kishin qenë të shpeshta.

Për vetëm katër ditë në këtë pjesë u shënuan 20 sulme ndaj mediave sërish nga persona të maskuar.

Rreth 20 media u sulmuan gjatë tensioneve në Veri – Pse policia s’po angazhohet në mbrojtjen e gazetarëve?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore