Kosova

Agjërimi i Ramazanit fillon të martën


Bashkësia Islame e Kosovës, ka njoftuar se Agjërimi i Ramazanit për këtë vit fillon me datën 13 prill.

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë zyrtare të Facebook, faqja zyrtare e BIK-ut, ka njoftuar ndjekësit e saj se Agjërimi i Ramazanit do të filloj këtë të martë.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët myslimanë dhe të gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar Ramazan fillon ditën e martë më 13 prill 2021”, është shkruar në statusin e publikuar.

Mes të tjerash, përmes kësaj faqeje zyrtare, janë uruar edhe të gjithë besimtarët e fesë myslimane për fillimin e Muajit të Ramazanit.

“Me rastin e fillimit të Muajit të Madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët. Me fat Muaji i Madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

  • BIK

  • Lajmet kryesore