Shqipëria

Agjenda e vizitës së Ramës në Spanjë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, do të mbërrijnë të hënën e 4 tetorit në Spanjë për të firmosur një Memorandum Mirëkuptimi me Mbretërinë e Spanjës.

Kjo është bërë e ditur më herët nga agjenda javore e ministres Kushi në median sociale “Facebook”.

Gjatë paradites, rreth orës 11:30, Kryetarja e Kongresit Spanjoll, Meritxell Batet do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Më pas, Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez (Presidenti i Qeverisë), do të mirëpresë në një takim homologun e tij, Rama, rreth orës 13:00 në Kompleksin Moncloa.

Ky takim do jetë i mbuluar dhe do të pasqyrohet nga mediat vendase.

Rreth orës 16:30, Rama do përmbyllë vizitën e tij me një takim në Ministrinë e Universiteteve.

Kujtojmë që fokusi i takimeve që do zhvillohen të hënën e 4 tetorit, do të jetë intensifikimi i marrëdhënieve në Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore