
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, të premten merr vendimin përfundimtar, se kush nga partitë poltike bashkë me listat e kandidatëve, certifkohet për të garuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Vendimi për certifikimin, apo jo, të tyre do të merret me shumicë votash të anëtarëve të të KQZ-së.
Në rast se, ndonjë nga anëtarët mungon gjatë votimit, atëherë do të ketë shtyrje të të procesit. Dhe në këtë rast, procesi paralizohet dhe KQZ-ja nuk do e ketë të mundur ti mbyllë procedurat në afatin e parashikuar.
Pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, 47 kandidatë për deputetë, kanë aktgjykime në tre vitet e fundit. Pasi nuk janë në përputhje me nenin 29, gërma “Q”, të ligjit për “Zgjedhjet e Përgjithshme”.
Pasi u publikuan emrat e kandidatëve, ka pasur shumë reagime dhe “kërcënime” ndaj kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.
Gjanë një prononcimi për mediat, ajo tha se po zbaton ligjin dhe këta kandidatë nuk janë në përputhje me ligjin. Në këtë mënyrë, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk ua mundëson kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë.
Ao u bëri me dije, se në rast se këta kandidatë e mendojnë si të padrejtë vendimin, mund të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parshtresa, ose në Gjykatën Supreme.
Deklarata e saj, erdhi pasi anëtari i Lëvizjes Vetëvendosja (LVV), Glauk Konjufca, e akuzoi se Daka, dëshiron eliminimin politik të Albin Kurtit.
Gjithashtu, ajo ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen nga posti që ka, si kryetare e KQZ-së. Kandidati për deputeti i LVV-së, Haki Abazi, kërkoi dorëheqjen e saj, pas vendimit se kreu i LVV-së, Kurti, nuk do të garojë në zgjedhje.
Kurti dhe Albulena Haxhiu, i LVV-së, janë të dënuar me kusht, që nga shtatori i 2018-ës. Aktgjykim i formës së prerë për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë një seance parlamentare, në Kuvend.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maqedonci për sulmin terrorist: Ishte plan ushtarak, kishin për qëllim pushtimin e një pjese të Veriut
-
Osmani për “Channel4”: Serbia qëndron pas sulmit terrorist – u udhëheqë nga i besuari i Vuçiç-it
-
Osmani takon komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it, flasin për sigurinë në Kosovë
-
Policia sekuestron tjetër arsenal armësh në Zveçan
Lajmet kryesore
-
Qeveria e Kosovës: I bëjmë thirrje Vuçiç-it të tërheqë trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën
-
Shqipëria përfundon mandatin e fundit të presidencës së KS-së, Hasani: Krenar për drejtimin
-
A mund t’i mbijetojë Evropa një mandati të dytë të Donald Trump-it
-
Policia sekuestron tjetër arsenal armësh në Zveçan