Aplikacione

Adoleshentët preferojnë t’i marrin lajmet nga TikTok-u dhe Instagram-i


Më shumë adoleshentë po largohen nga mediat tradicionale dhe po i marrin lajmet e tyre nga mediat sociale.

Kështu ka rezultuar nga një studim i ri nga Ofcom.

Në TikTok, numri i njerëzve që konsumojnë përmbajtje lajmesh është rritur nga 800 mijë në vitin 2020 në 3.9 milionë në vitin 2022.

Kurse Instagram-i, për të parën herë, është burimi më i popullarizuar i lajmeve në mesin e të rinjve, i përdorur nga 29 për qind e adoleshentëve në vitin 2022.

Por mediat e shtypit, televizionet dhe radiot dominojnë ende në grupmoshat më të vjetra.

Rritja e lajmeve të konsumuara nëpërmjet TikTok po nxitet kryesisht nga grupmoshat më të reja. Gjysma e përdoruesve që konsumojnë lajme në platformë janë të moshës 16 deri në 24 vjeç.

Sipas Ofcom, numri i njerëzve që konsumojnë lajme përmes TikTok-ut është tani i ngjashëm me numrin që përdorin aplikacionin e Sky News.

Sakaq, përdoruesit e TikTok-ut që morën pjesë në studim kanë thënë se i marrin më shumë lajmet e tyre nga “njerëzit e tjerë që ndjekin” (47%) se sa nga llogaritë e vetë mediave (24%).

Lajmet, gjithnjë e më shumë, janë bërë pjesë e platformave.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore