Lajme

ADN-ja ndihmon në identifikimin e gruas së gjetur të vrarë 50 vjet më parë


Një projekt i ADN-së i financuar nga komuniteti ka ndihmuar detektivët të identifikojnë një grua të vrarë, eshtrat e së cilës u futën në një thes dhe u hodhën në shkretëtirën e Arizonës më shumë se gjysmë shekulli më parë.

Lajmi u bë i ditur nga gazeta britanike “The Guardian”.

Viktima ishte Colleen Audrey Rice, e cila lindi në 1931 në Ohio.

Ajo duhet të kishte qenë rreth 39 vjeç në kohën e vrasjes së saj, përpara zbulimit të trupit të saj në nëntor 1971.

Identifikimi u bë në partneritet me një kompani të gjenealogjisë mjeko-ligjore, Othram Inc, pas një apeli publik për 6 mijë e 500 dollarë për të financuar projektin.

Apeli për financim erdhi pasi detektivët kërkuan një artiste nga Muzeu i Arizonës Veriore për të vjetëruar një fotografi të shkollës së mesme të Rice, e cila më vonë u përcaktua se ishte e martuar dhe e ndarë nga familja e saj.

“Përmes përdorimit të gjenealogjisë gjenetike mjekoligjore, viktima është identifikuar si Colleen Audrey Rice. Testimi i ADN-së i një të afërmi e konfirmoi këtë pas orëve të panumërta hetimi në trungun e saj familjar dhe kontaktet me të afërmit e largët të familjes”.

Përparimet në teknologjinë e ADN-së mundësoi identifikimin pas pesë dekadash zhgënjimi, tha uebfaqja dnasolves.

“Në fillim të hetimit, gjurmët e gishtave të saj iu dërguan FBI-së në Washington dhe një raport i punës së saj të shtrenjtë dentare u shpërnda në revista të njohura dentare.

Ato të dhëna u kontrolluan kundër mijëra dosjeve të pacientëve, tha faqja, por asnjë nga hetimet nuk çoi në asgjë.

Hetimi është duke vazhduar se kush ishte përgjegjës për vdekjen e saj, shtoi agjencia.

Zbatimi i ligjit është bërë gjithnjë e më i varur nga gjenetika për të ndihmuar në identifikimin e viktimave dhe të dyshuarve vitet e fundit.

Në fillim të këtij muaji, policia në Idaho përdori ADN-në në bazat e të dhënave të gjenealogjisë publike për të identifikuar një burrë të dyshuar për vrasjen e katër studentëve të universitetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore