
Kompania gjermane “Adidas” ka zbuluar topin me të cilin do të luhen ndeshjet e Kupës së Botës, Katar 2022.
Nën emrin “Al Rihla”, kompamia ka zbuluar të martën dizajnin e topit. “Rihla” është fjalë arabe për konceptin e udhëtimit.
Dizajni i topit është frymëzuar nga ngjyrat tradicionale të flamurit dhe veshjeve të Katarit. Ai do të jetë më aerodinamik se topat e përdorur më herët gjatë kompeticioneve të tilla.
“Adidas” ka qenë një partner i FIFA-s dhe furnizues zyrtar i topave të Kupës së Botës që nga viti 1970.
Kupa e Botës 2022 është planifikuar të zhvillohet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022.
“Adidas Telstar 18” ishte topi zyrtar i ndeshjeve në Kupën e Botës 2018, e cila u mbajt në Rusi.
/Albanianpost.com
-
Mourinho flet para finales: Me tifozët kemi ndjeshmëri që shkon përtej rezultateve
-
Kreu i UEFA-s, Ceferin: Shqipëria ka bërë përparim, stadiumi i mrekullueshëm
-
Finalja e UECL, Tirana me protokoll të veçantë si në vizitën e Presidentit Bush dhe Papa Françeskut
-
Finalja e Conference League, në Itali gjejnë problemin e dytë me stadiumin “Air Albania”