
Këngëtarja ikonë, Adele, e kishte të vështirë të mbante lotët, teksa fliste me kamerë me fansat përmes “FaceTiming” – një dhuratë që ylli i hitit “Easy On Me” e ka bërë si shenjë kërkim faljeje për anulimin e koncertit në Las Vegas.
Artistja u përkujdes që fansat e saj të cilët tashmë kishin blerë biletat për koncert, të merrnin nga një çantë , dhuratë falas, si kompensim, në një dyqan të kontraktuar nga vetë ajo.

Kur fansat u vërsulën rreth dyqanit, ajo u tha atyre – “Mos blini asgjë, tashmë keni shpenzuar mjaftueshëm para”.
Në një telefonatë tjetër, Adele ofroi një pije alkoolike falas për një palë frekuentuese të zhgënjyer të koncertit përpara se të refuzonte shpejt propozimin pasi kuptoi se ishin të mitur.
Megjithatë, ajo u tha atyre se kishte i donte shumë.
“Edhe unë të dua, më vjen shumë keq dhe mezi pres të të takoj”, tha fituesja e çmimit, Grammy.
“Merr çantën tënde falas – dhe nuk je aq i rritur sa për të pirë, kështu që nuk mund ta kesh atë shenjë pije falas. Merr falas dhe bisedo me këdo. Pyetni ndonjë nga ekipi im ndonjë gjë për shfaqjen, pyesni ata ndonjë gjë për mua”, shtoi Adele.
Adele u duk të ndihej e emocionuar, teksa ju tha fanave se ishte e lumtur t’i njihte.
New footage of @adele FaceTiming some fans ❤️
IG: kkkarlajane @kkarlajane pic.twitter.com/BsnM4Z6JBl— JP Adkins (@jp_adkins) January 22, 2022
“Unë e projektova vetë – kështu që thjesht argëtohuni të gjithë fansat dhe më vjen shumë keq dhe jam shumë mirë që ju njoh të dyve”, shtoi ajo.
Ylli i hitit “Skyfall”, e kishte anuluar koncertin e paraparë të mbahej në Las Vegas – pas disa mosmarrëveshjeve me organizatorët amerikanë.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Gjykim skandaloz dhe puro politik” – Mërzia për dënimin e shokëve në zyrat e OVL të UÇK-së
-
Rama u përgjigjet kritikëve të Ballkanit të Hapur: Kjo nismë nxit paqen dhe është e ardhmja
-
Italia merr drejtimin e njësisë së re luftarake në Bullgari, pjesëmarrëse edhe trupa nga Shqipëria
-
Çfarë tha e çfarë nuk tha Gjukanoviç në ditën e parë të vizitës në Kosovë?