Abuzime me tenderin e uniformave, GJKKO jep vendimet për ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimet ndaj ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderin e uniformave.
Sipas njoftimit, e pandehura Edlira Naqellari është dënuar me 1 vit burg. Naqellarit i është hequr dhe e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat 5-vjeçar.
Gjithashtu është shpallur fajtore Flutura Çekrezi, me të njëjtën masë sigurie.
Anisa Bogdani është dënuar me 10 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, apo ankande publike.
Me të njëjtën masë sigurie janë dënuar dhe të pandehurit Ani Omuri, Aurora Mulla dhe Kleivis Hasani e Kreshnik Bejkaj.
Gëzim Mingaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali janë gjithashtu të dënuar me 10 muaj burgim dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat 1-vjeçar.
Ka qenë Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila të premten e 3 dhjetorit ka shpallur pretencën për tetë zyrtarët që abuzuan me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.
SPAK-u kërkoi që të tetë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të dënohen me 1 vit e 6 muaj burg.
Po ashtu organi i akuzës kërkoi si masë plotësuese heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë trevjeçare.
Të gjithë shtetasit, e akuzuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.
Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Halit Valteri, i cili bashkë me kolegun Myslim Murrizi, në gusht të vitit 2020, e patën denoncuar rastin pranë SPAK-ut.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Basha uron Plenkoviç për rizgjedhjen, e quan fitore edhe për Shqipërinë dhe rajonin
-
Shqipëria tashmë jashtë listës së vendeve në monitorim nga KiE, pas 29 vitesh
-
Bylykbashi zbulon propozimet për Reformën Zgjedhore, një ndër to listat e hapura
-
Bardhi thotë se do ta çojë sërish në Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Hajnia multi-milionëshe e Liburn Aliut dhe Naser Hafizit
-
MPB: 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar nga Serbia, 5 ende janë në mbajtje
-
Izraeli kishte vendosur të godiste Iranin të hënën, por më pas u tërhoq
-
Shqipëria tashmë jashtë listës së vendeve në monitorim nga KiE, pas 29 vitesh