Shëndet

Aborton Jessie J


Jessie J - Artiste

Këngëtarja e famshme, Jessie J, ka ndarë me publikun një nga rastet më hidhura, teksa ka zbuluar se ka abortuar.

Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit, Jessica Ellen Cornish e njohur si Jessie J, ka treguar se së fundmi ka qenë shtatzënë, por që e gjitha përfundoi me dështim, kështu duke e fikur përkohësisht një nga dëshirat më të mëdha të saj – atë të të qenit prind.

Fotografi e publikuar nga Jessie J në Instagram.

“Të isha shtatzënë ishte një mrekulli në vetvete dhe një përvojë që nuk do ta harroj kurrë dhe e di që do ta kem sërish”, ka shkruar Jessie J në Instagram.

“Jam ende në shok, trishtimi është i madh. Por e di që jam e fortë dhe e di që do të jem mirë”, ka shtuar ajo.

Por, kjo nuk është hera e parë që Jessie J, flet hapur rreth fertilitetit dhe dëshirës së saj të madhe për të qenë një nënë.

Por, sado e rëndë që tingëllon për tu dëgjuar, ajo nuk e ka ndërmend të ndalojë, ndërsa theksoi se do tq shfaqet në koncertin e planifikuar, do të mbahet në Los Angeles.

Jessie J.

“Dua të jem e sinqertë dhe e vërtetë dhe të mos e fsheh atë që ndiej. Unë e meritoj këtë. Dua të jem aq sa mund të jem në këtë moment. Jo vetëm për audiencën, por për veten time dhe fëmijën tim të vogël që e bëri këtë”.

“E njoh veten dhe e di që do të flisja për këtë në skenë sepse kjo jam unë. Gjithashtu e di se miliona gra në të gjithë botën e kanë ndjerë këtë dhimbje dhe shumë më keq. Është ndjenja më e vetmuar në botë. Kështu që do të shihemi sonte LA”, është shprehur ajo.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore