Sport

Abissnet Superiore/ Dy sfidat e të shtunës përfundojnë në paqe


Dy ndeshje u luajtën këtë të shtunë në Abissnet Superiore. Kastrioti priti Tiranën dhe Teuta Dinamon. Ndeshjet përfunduan në barazim.

Sfidat u luajtën për llogari të javës së tretë në Superiore.

Kastrioti dhe Tirana përfundoi në barazim 1-1. Golin e parë të takimit e shënuan vendasit. Abaz Karakaçi kaloi Kastriotin në avantazh në minutën e 41. Gol që vulosi dhe shifrat në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë. Gjashtë minuta nga fillimi i saj shënohet goli i barazimit. Taulant Seferi vendosi barazpeshën në këtë takim. Goli i Seferit vulosi dhe shifrat përfundimtare të takimit.

Në sfidën tjetër, Teuta nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola me Dinamo-n.

Pas dy ndeshjeve të luajtura të javës së tretë, Dinamo, Teuta dhe Tirana kanë nga pesë pikë në renditje dhe Kastrioti një pikë.

Superiorja do të vijojë ditën e diel me tre sfidat e mbetura të javës së tretë. Partizani do të presë Vllazninë, Egnatia pret Skënderbeun dhe Laçi pret Kukësin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore