Abdixhiku uron kryekuvendarin e ri të Prishtinës: Me kuadro të tilla, ‘Rruga e re’ e Lidhjes do të bëjë të ardhmen e Republikës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar kryetarin e ri të sapozgjedhur të Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci, që është nga radhët e LDK-së.
Për zgjedhjen e Bajqinovcit, Abdixhiku përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, tha se për këtë “falënderoj të 26 këshilltarët komunal që Kryeqytetit po i japin përfaqësimin e denjë”.
“Përveç se profesionist, përafrues e me plot interes për qytetin e tij e tonin, Pëllumbi është dhe veprimtar e bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm në familjen tonë politike”, shkroi ai në “Facebook”, duke shtuar se “e prita sot me plot kënaqësi”.
Ndërkaq, kreu i LDK-së theksoi se “pikërisht me kuadro të tilla, ‘Rruga e re’ e Lidhjes do të bëjë të ardhmen e Republikës”.
“Larg pazareve e interesave të ngushta, larg polarizimeve, larg ngecjes”, përfundoi ai.
Ndryshe, më 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, këtë të premte asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Pëllumb Bajçinovci është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Kjo pasi që ditë më parë asamblistët e Kuvendit Komunal në Prishtinë patën shkarkuar Fehmi Kupinën nga pozita e kryesuesit.
Kjo seancë ishte thirrur nga këshilltarët komunalë të Prishtinës.
Asambleistët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë bojkotuar këtë seancë, në të cilën u zgjodh kreu i Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Konjufca: I kemi plotësuar kriteret për statusin e vendit kandidat të BE-së
-
Hasani e denoncon në Antikorrupsion kryetarin e Këshillit të Etikës së UP-së
-
Haziri: Osmani e konfirmoi korrupsionin e thellë qeveritar dhe kapitullimin e shtetit
-
BE-ja e demanton Osmanin: Ne ende insistojmë që hapja e urës të diskutohet në dialog