Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, këtë të marte ka pritur në selinë e LDK-së ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Në këtë takim, siç njofton komunikata për media, Abdixhiku e Hasani kanë diskutuar rreth zhvillimeve aktuale politike në Kosovë dhe Shqipëri, me theks të veçantë për politikën e jashtme.
“Abdixhiku, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Shqipërinë, sidomos në arenën ndërkombëtare, si dhe falënderoi ministrin Hasani për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në të gjitha proceset e vendit tonë”.
Gjatë takimit është diskutuar në veçanti për thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në interes të përshpejtimit të procesit integrues të Kosovës në strukturat euroatlantike.
“Shqipëria padyshim që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim duke ndihmuar Kosovën edhe në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare”.
Hasani gjatë qëndrimit në Kosovë përveç homologes së tij, Donika Gërvalla, ka takuar presidenten, Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi