Kosova

Abdixhiku takon Abazoviç-in: Biseduam mbi zhvillimet e fundit politike në të dyja vendet


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, këtë të premte është takuar me kryeministrin me mandat teknik të Malit të Zi, Dritan Abzaoviç.

Siç ka njoftuar Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, me Abazoviç-in kanë biseduar “mbi zhvillimet e fundit politike në të dyja vendet”.

“Shkëmbyem pikëpamjet tona për të ardhmen euroatlantike të të gjithë rajonit. Mali i Zi, shtet anëtar i NATO-s, njohës i rendit të parë i pavarësisë së Kosovës, ndanë të njëjtën të ardhme me Republikën e Kosovës”.

Ndërsa, temë e bisedës në mes tyre ka qenë edhe për projektet e përbashkëta kapitale “si dhe lidhjen e fortë emocionale e historike që populli i Kosovës ka – në veçanti – me shqiptarët në trevat e Ulqinit, Tuzit, Tivarit, Plavës, Rozhajës e Gucisë”.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur këtë të premte në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Albin Kurti dhe Dritan Abazoviç

Pas një takimi kokë më kokë në mes të Kurtit dhe Abazoviç’it, delegacionet nga Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar një Marrëveshjen për Shërbime Ajrore.

Marrëveshja bilaterale për korridorin e qiellit të hapur parasheh lejimin e shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Ndryshe, kjo është vizita e parë e Abazoviç-it në Kosovë prej se është zgjedhur kryeministër në vitin 2022.

Konferencë e zbehtë e Kurtit me Abazoviç-in: S’u përmend Demarkacioni fare

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore