Kosova

Abdixhiku për VV-në: Këta e kanë keqkuptuar pushtetin, mbrojtësit e Nagipit e Martinit u kërkojnë llogari hajnish minatorëve


Lumir Abdixhiku

“Këta kanë keqkuptuar shtetin”.

Kështu ka thënë Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke komentuar vizitën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe asaj të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Trepçë, ku akuzuan disa minatorë për vjedhje, pa specifikuar konkretisht.

“Kanë keqkuptuar rolet, kanë keqkuptuar përgjegjësitë, kanë keqkuptuar mbi të gjitha idenë se s’mund të sillen si kapadai!”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Kreu i LDK-së theksoi se është pikërisht ky pushtet që ka emëruar dhe mbrojtur dy persona të dyshuar për korrupsion, ish-kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqin dhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, që tani u kërkon llogari hajnish minatorëve.

“Emëruesit dhe mbrojtësit e Nagipit e Martinit, u kërkojnë llogari hajnish, besoni ose jo minatorëve të ngratë të lënë pa paga për tre muaj rresht!”, shtoi ai.

Lideri i opozitës rikujtoi se ka katër vite që menaxhojnë vet me Trepçë dhe se është ky pushtet që e ka caktuar Bordin dhe menaxhmentin e Trepçës.

“Ky pushtet ka caktuar fatin pa paga të Trepçës! Përgjegjësi e plotë! Por marre nuk kanë hiç”.

Kjo arrogancë pushteti e sjellje, Abdixhiku kërkoi që të mbahet në mend, pasi që zgjedhjet janë afër, sepse 9 shkurti, data e caktuar nga Presidentja Vjosa Osmani për zgjedhje të reja, po vjen.

“Siç nuk kuptojnë se aty – me 51% – janë për udhëheqje e zgjidhje problemesh; më së paku për ofendim, poshtërim e nënshtrim të hallgjorëve!”, potencoi kreu i LDK-së ndër të tjera.

“Ka shumë punëtorë mbi tokë, për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka” – Kurti ndan 4 milionë euro për pagat e minatorëve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore