Abdixhiku lëvdon Lushakun për reformën në arsim: Ajo s’e kaloi verën në vëzhgim të kërcimeve dallëndyshe në Ujman
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur mësimin gjithëditor në Komunën e Prishtinës nga muaji shtator, derisa ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) në pushtet ekzekutiv, duke thënë se drejtoresha e arsimit në kryeqytet, Jehona Lushaku-Sadiriu “nuk e kaloi verën në vëzhgim të kërcimeve dallëndyshe” në liqenin e Ujmanit.
“Ajo zhvilloj konsultime me prindër. Bashkoj mësimdhënësit. Kontraktoj renovues, inspektoj çdo ditë kuzhinat e reja ku do të shërbehej ushqim cilësor për fëmijë. Jehona kaloj një verë të tërë në përgatitje për shtator”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook” të enjten, derisa ka lëvduar punën e nënkryetares së LDK-së për mësimin gjithëditor në Komunën e Prishtinës.
“Dy javë nga sot, nga 1 shtatori, për herë të parë në historinë e tyre, shkollat ikonike të kryeqytetit, ‘Faik Konica’, ‘Xhemail Mustafa’, ‘Nazim Gafurri’, ‘Shkolla e Gjelbër’ e ‘Qamil Batalli’, do të jenë shkolla të fëmijëve të klasave 1 deri në 5, me mësim gjithëditor. 3 mijë fëmijë, 6 mijë prindër e 6 mijë familje, do të gjejnë kujdesin publik që mendon për ta e për të gjithë!”.
Çështja e liqenit të Ujmanit ka qenë temë kryesore gjatë muajve të fundit, duke qenë se në kuadër të aktiviteteve për nder të ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës, autoritetet kosovare organizuan garë profesionale të kërcimit. Çështja e këtij liqeni bëhet shpesh temë duke qenë se shtrihet në pjesën veriore të territorit të banuar me shumicë serbe.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kosova pranon ta bëjë urën mbi Ibër çështje të dialogut, e “zhvendos” në selinë e NATO-s
-
Haxhiu garanton: Asnjë ministër s’krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë, qytetarët e dinë
-
Haxhiu njëherë thotë se ura s’është për dialog, pastaj pranon se Bislimi diskutoi në Bruksel për urën
-
Autogoli i Agim Ademit në minutën e 90-të
Lajmet kryesore
-
Vlerësimi i KE-së për Ballkanin Perëndimor drejt finalizimit, dorëzohet drafti i BeH-së
-
Autoritetet nuk angazhohen mjaftueshëm për mbrojtjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore, zbulon raporti
-
Pagerët në sulmin vdekjeprurës ndaj Hezbollahut ‘prodhuar në Evropë’, ndërsa Lindja e Mesme përgatitet për hakmarrje
-
Kosova pranon ta bëjë urën mbi Ibër çështje të dialogut, e “zhvendos” në selinë e NATO-s