Kosova

Abdixhiku e Krasniqi urojnë SHBA-të: Keni qenë, jeni dhe do mbeteni aleat i përhershëm


Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku

Kryetari i Partisë Demokratike së Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, kanë uruar ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se “kjo është një ditë që e feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike, krah për krah me Shtetet e Bashkuara”.

“Përkushtimi dhe mbështetja e palëkundur e treguar nga SHBA-të kanë frymëzuar shtetet anembanë globit, përfshirë Kosovën, që të nisin një rrugë të re – atë të lirisë dhe të zhvillimit”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërsa, Kryetari i LDK-së, Abdixhiku ka theksuar se SHBA-të angazhohen përherë për një botë më paqësore dhe më të sigurt.

“4 korriku i vitit 1776, shpallja e pavarësisë së SHBA-ve padyshim shënon datën e lindjes së një vendi që identifikon luftën për lirinë e të gjithë popujve, për demokracinë dhe prosperitetin nëpër botë. Në historinë politike të krijimit të shteteve, SHBA-të janë themelues dhe pishtar i të drejtës universale për të jetuar të lirë secili popull kudo në botë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Tutje, ai tha se ky shtet është motiv dhe model i shumë popujve për liri, paqe e demokraci.

Por, edhe për Kosovën, SHBA-të potencoi se do të mbeten aleat i përhershëm strategjik, ku pa mbështetjen e tyre tha se do të ishte e pamundur lira, krijimi dhe konsolidimi i shtetit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore