Abdixhiku: Do t’i japim familjeve kosovare Republikën që e meritojnë

Abdixhiku ka premtuar se do ta ndërtojë një Kosovë me ekonomi të fortë.
SHFLETO

Lumir Abdixhiku

 

Dini Fetahu
02.10.2024 19:57
Loading Icons...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se me ardhjen e tij në krye të qeverisë do t’u jep familjeve kosovare Republikën që e meritojnë.

Këto komente, Abdixhiku i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi që postuar një video nga një vizitë që ka pasur në Gjakovë.

“Ne, kemi vizion të qartë se si ta dërgojmë Kosovën para. Ne, nuk mund t’i humbasim edhe katër vite të tjera sikurse këto të shkuarat”, shkroi kreu i LDK-së.

Lideri i opozitës premtoi se “do ta ndërtojmë një Kosovë të fortë me ekonomi të fortë e me dyer të hapura për investime e investitorë”.

“Bashkë, do t’u japim familjeve kosovare Republikën që e meritojnë”, përfundoi.

Partitë politike, me të shpallur zgjedhjet parlamentare nga presidentja Vjosa Osmani (9 shkurt 2025), kanë filluar premtimet e tyre paraelektorale, në përpjekje për të fituar besimin e qytetarëve të Kosovës.