Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, ka kërkuar që zgjidhjes së situatës në Veri të Kosovës, t’i jepet kohë dhe hapësirë në mënyrë që të gjendet zgjidhje afatgjate.
Përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’, ai ka thënë se KFOR-it dhe EULEX-it duhet t’u lejohet ta kryejnë detyrën profesionale.
“Zgjidhja e situatës së vështirë dhe të rrezikshme në veri kërkon durim dhe qetësi”.
“Është e rëndësishme që t’i jepet kohë dhe hapësirë për të gjetur zgjidhje afatgjata për të mirën e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Abbot.
Kosovo Police, KFOR and EULEX must be allowed to do their jobs professionally and without concern for political priorities. 2/2
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) December 20, 2022
Ndërsa për institucionet e rendit ka thënë se duhet të kryejnë obligimet e tyre pa u penguar.
“Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe pa u shqetësuar për prioritetet politike”
Situata në Veri
Janë bërë 11 ditë që kur grupe serbësh në Veri të Kosovës kanë bllokuar rrugët, në shenjë kundërshtimi ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiç.
Në barrikada e kanë për obligim të qëndrojnë edhe punonjësit e institucioneve publike, që funksionojnë nën sistemin e Serbisë.
Pas ndërprerjes së mësimit prej një javë, nxënësit e shkollave fillore, nga e hëna janë në klasa, por me orë të shkurtuara.
Kurse, nxënësit e shkollave të mesme do t’i ndjekin mësimet online.
Ndërsa, në Veri është raportuar për situatë të qetë teksa vërehen patrullime të pjesëtarëve të misionit të NATO-s, KFOR, dhe të misionit evropian, EULEX.
Por, protesta e disa qindra serbëve në anën serbe të pikës kufitare në Jarinjë është elementi i fundit destruktiv i situatës në Veri të Kosovës.
Mesazhi i KFOR-it megjithatë ishte i qartë.
Përmes një njoftimi për media te dielën thanë se kanë kapacitet dhe nuk do të lejojnë që situata të përkeqësohet më tej.
Të dielën kanë qarkulluar informacione se serbët po planifikojnë djegien e kabinave të pikave të kontrollit, siç kishte ndodhur në vitin 2011, prandaj, KFOR-i amerikan është mobilizuar dhe ka vënë edhe tela me gjemba në një pjesë, tela që nuk ishin vënë tash e sa vjet.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati deklaruar se heqjen e barrikadave ia kanë lënë KFOR-it, por siç është kuptuar KFOR-i nuk do të ndërhyjë, sepse po pritet një zgjidhje politike e situatës.
Nga Bashkimi Evropian është thënë se po përgatitet një takim i mundshëm mes Kurtit e Aleksandër Vuçiç-it në Bruksel.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
-
Vulin e quan Putinin “udhëheqës të madh”, kërkon mos anëtarësim të Serbisë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës
-
Osmani për punësimin e vëllait të saj në BQK: Ka përvojë mbi 15 vjeçare, është i shkolluar – s’është analfabet
-
Staroviç: Masat e Serbisë për Kosovën nisin në nëntor – shkaktari i vetëm i kësaj situate jonormale është Kurti
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sunday Times: SHBA-të nuk e autorizojnë përdorimin e armëve me rreze të gjatë pa dëgjuar “planin e fitores” së Zelenskyt
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin