Lajme

Abazoviç: Një votëbesim do të ishte një lehtësim për Qeverinë


Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abzoviç

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abzoviç ka thënë se votëbesimi ndaj Qeverisë do të ishte një lehtësim i madh për të.

“Nuk kam dyshim se nesër në mëngjes do të mësojmë nëse Qeveria ka mbështetjen e Kuvendit apo jo”.

“E gjitha varet nga ne, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në fund. Është detyrimi ynë, si njerëz që kryejmë funksione të përgjegjshme, të komunikojmë edhe kur nuk mund të arrijmë një marrëveshje. Shpresoj se do të gjejmë zgjidhjet më të mira”, tha Abazoviç.

Ai në pyetjet e gazetarëve në qytetin e Ulqinit ka thënë se Qeveria ka përkrahje derisa të votohet e kundërta dhe përderisa të jetë në fuqi vendimi nga 4 dhjetori i vitit 2020.

“Nuk jam duke ikur nga asnjë kontroll demokratik”, ka thënë ai, përcjell MinaNews.

“Nëse mendoni se është koha që njerëzit më në fund të deklarohen, mendoj se do të ishte një lehtësim i madh për Qeverinë”, ju ka thënë gazetarëve Abazoviç.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abzoviç

Andaj, nëse Qeveria ka shumicën e votave të Kuvendit do të vazhdojë deri në fund të mandatit në vitin 2024.

Si standard demokratik e konsideron provën e besimit ndaj Qeverisë apo ndonjërit nga ministrat e saj.

Gjatë javës ai ka zhvilluar takime joformale me liderët e shumicës parlamentare dhe se kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm.

“Shpresoj se do të gjejmë zgjidhjen më të mirë, jam optimist se këto zgjidhje mund të gjenden në kënaqësinë e të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore