Kosova

Abazi, pushtetit: E keni lejuar Radojiçiç-in të largohet nga Kosova, tregoni si e keni tradhtuar policinë


Haki Abazi

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, në seancë e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po shqyrtohet propozim-rezoluta e PDK-së për mbështetjen urgjente financiare të Policisë, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendose të cilën e bojkotuan seancën.

“Kanë gjuajtur gaz lotsjellës dhe kanë goditur shtetin me molotov, ka pas të vrarë për kauza të rrejshme. A është Mimoza Kusari duke e bërë një koordinim të radhës me Radojeçiçin?”, ka pyetur Abazi.

Ai a ka akuzuar pushetin se e kanë lejuar kriminelin Milan Radojeçiç të largohet nga Kosova në drejtim të Serbisë më 24 shtator.

“Radojeçiçin e keni lejuar të largohet nga Banja. Ejani tregoni si është tradhtuar Policia e Kosovës duke e lejuar Radojeçiçin të largohet drejt Serbisë. Policia është e mirë veç kur të vritet ndonjë, kur na sjellin poenë politik”, ka shtuar Abazi.

“Nuk ka fotografi më të turpshme se ta shohim parlamentin zbrazët sot, e t’i shohim deputetët e pozitës duke i bërë fytyrat e mërzitura në varrimet e policëve. Është poshtërsi e madhe. Nuk ka kuptim, nuk bën”.

Për të dytën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës po shqyrtojnë propozim-rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Ndërsa deputetët e mazhorancës e kanë bojkotuar sërish këtë seancë.

Seanca e njëjtë pati dështuar të mbahen javën që shkoi në mungesë të kuorumit, pasi që deputetët e pushtetit nuk morën pjesë në të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore