
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur të mërkurën një tryezë diskutimi me temë “Projektligji i Buxhetit të Kosovës për vitin 2023 – Ligji i Pagave”, në të cilën ka kërkuar rritjen e pagave në mënyrë lineare deri në 30 për qind.
Këtë kërkesë AAK-ja e ka paraqitur për shkak të mosmiratimit të Ligjit për paga.
“Ne kemi menduar që mënyra e vetme për me bë një ndihmese në këto rrethana është amendamenti do të prezantohet në komision. Për mua është totalisht e pa kuptimit që ministri i financave del e thotë që sektori privat t`i rrit pagat. Sektori privat i ka rrit rrogat”, ka thënë Tahiri.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve të sektorit publik.

Nga AAK-ja, kanë thënë se është shqetësuese mungesa e ndarjes buxhetore për punën e sektorit publik.
Deputeti, Pal Lekaj, ka përmendur edhe projektbuxhetin e vitit 2023, duke thënë se sërish s’ka planifikim për ligjin e pagave.
“Është e vërtetë se qeveria thua se është krenare me buxhetin që është 3.2 miliardë por nuk po e bëjnë analizën e inflacionit. Ne kemi insistuar sa i përket miratimit të këtij ligji. Në vija buxhetore nuk ka planifikim për ligjin e pagave”.
Sipas kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj rritja deri në 30 për qind do të ishte ndihmesë shumë e madhe për ta.
25 gushti i kishte gjetur sërish në greva mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, punëtorët e administratës publike, shërbyesit civilë në institucione lokale dhe qendrore të Kosovës.
Të gjithë kishin të njëjtën kërkesë – rritje të pagës prej 100 eurove.
Partitë opozitare dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë vazhdimisht kishin shprehur shqetësimin për grevën e mësimdhënies në sektorin publik dhe kishin kërkuar që të miratohet ligji i pagave.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shtyhet seanca për ekstradimin e “spiunes” ruse Svetlana Timofeeva
-
Stuhia e akullt lë mijëra njerëz pa energji elektrike në Texas
-
Seancë për Kosovën në Kuvendin e Serbisë – pritet që Vuçiç ta zbulojë dokumentin e propozimit franko-gjerman
-
Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Dibran Hoxhës dhe pesë të tjerëve
Lajmet kryesore
-
Linda Rama, distanca higjenike nga fuqia e së keqes dhe mungesa e ndërgjegjjes
-
Shqipëria vijon progresin në matjet e Indeksit të Demokracisë
-
Ukraina nuk mund ta rimarrë Krimenë së shpejti, thotë Pentagoni
-
“Koeficienti i pagave shton varfërinë e qytetareve, duhej të ishte 132 euro” – ekonomistët për Ligjin e ri të Pagave