Lajme

A u bastisën shtëpitë e gjyqtarëve të Gjykatës Speciales? – Flasin nga kjo gjykatë për Albanian Post


Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka refuzuar të komentojë shkrimin në gazetën franceze Le Journal du Dimanche, ku thuhet se një gjyqtari të Dhomave të Specializuara në Hagë i është vjedhur një llop-top me materiale të ndjeshme që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk do ta komentojnë raportimin në median për të cilën keni shtruar pyetje”, është thënë një përgjigje të shkurtër për Albanian Post nga zëdhënësja Angela Griep.

Sipas francezes së përjavshme Le Journal du Dimanche, është bastisur një apartament në Paris, pronë  e një gjyqtari të lartë të Gjykatës Speciale.

Bastisja, shkruan gazeta, ka ndodhur në fillim të janarit.

Sipas JDD-së (shkurtesa e gazetës) hajdutët kanë hyrë në këtë apartament, por ata nuk kanë prekur asgjë tjetër, pos kanë marrë llop-topin me materiale.

Burimet e tyre thonë se kjo pajisje përmbante material shumë të ndjeshme për gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Bizhuteri dhe gjëra të tjera më vlerë që gjendeshin në banesë kanë mbetur të paprekura”, shkruan gazeta.

Një vjedhje e ngjashme ka ndodhur në Bruksel kur një gjyqtari të së njëjtës gjykatë i është vjedhur llop-topi aludon gazeta, por shkruan se nuk kanë arritur t’i lidhin këto dy raste për momentin.

Shkrimi i gazetes

E përjavshmja Le Journal du Dimanche nuk është një nga gazetat më të mëdha në Francë.

Viteve të fundit ka pasur edhe rënie në lexueshmëri me diku vetëm 150 mijë kopje të shitura për edicion.

Për krahasim, gazeta si Le Monde apo Le Figaro shesin në baza ditore rreth 400 mijë respektivisht 350 mijë kopje çdo ditë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore