Gatimi

A po bëhen vegjetarianë shqiptarët?


Pjatë vegjetariane (Foto ilustrim)

Mishi është produkti ushqimor më i konsumuar nga shqiptarët. Një e pesta e buxhetit të një familje mesatare shkon në blerjen e mishit dhe nënprodukteve të tij.

Por, përkundër këtyre shifrave, në qytetet e mëdha ka filluar të zërë vend kultura e dietës ushqimore pa mish. Debatet vegan apo vegjetarian, dëgjohen përditë e më shumë.

Duket debat i pazakontë në një kulturë ku familja mesatare harxhon mbi 6 mijë lekë në muaj për t’u ushqyer me mishëra.

Madje nga intensiteti, të jepet përshtypja e gabuar, qoftë për numrin e atyre që nuk hanë mish, qoftë për numrin e restoranteve që kanë atë menu.

Prandaj është habitës fakti që në gjithë Shqipërinë ka vetëm një restorant me menu krejtësisht vegjetariane. Një i tillë për veganët mungon krejtësisht.

Gjitha ajo zhurmë për të ushqyerit vegjetarian dhe vetëm një restorant me menu të tillë? Na duhej t’ia bënim një vizitë “Veggies Tirana” dhe shefit të asaj kuzhine.

Rrëfimi i tij na e jep një të vërtetë ndryshe nga ajo që projektohet. Në fillimet e tij restoranti vizitohej vetëm nga turistët, thotë shef .

“Shqiptarët ishin të panjohur me këtë menu”, thekson ai.

Por, pandemia e ndryshoi këtë trajektore. Turistët mungonin dhe numri i shqiptarëve që konsumonin ushqime vegjetariane po rritej. Jo shpejt, por ndjeshëm.

“Tani, bie në sy që shumica e restoranteve i kanë bërë pjesë të tyre edhe recetat vegjetariane”.

Shqiptarët po i vizitojnë më shumë restorantet vegjetariane. Por a po konsumojnë më pak mish? Apo, po “luajnë lojë të dyfishtë”? Këtë mund të na e tregojë numri i restoranteve si “Veggies Tirana” në të ardhmen.

https://www.youtube.com/watch?v=fwqTQH5OIHQ

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore