Jetesë & Stil

A mund të rritesh në karrierë edhe pa qenë menaxher?


Të rritesh në detyrë, shpeshherë nënkupton rolin e menaxherit.

Pyetja që shtrohet është: Si përparoni në një kompani pa qenë në krye – dhe a mundeni?

Kate, 38 vjeçe, pas disa vitesh punë mori nën angazhim një staf me disa persona në Londër, duke punuar kështu me një nga klientët më të mëdhenj.

Shefat e saj njihnin aftësitë e Kate-it, dhe shumë shpejt asaj i erdhi oferta për të drejtuar një kompani.

Ajo ishte e vetëdijshme se industria ishte e re për të, ndryshe nga 30 njerëzit që do të menaxhonte, dhe ajo nuk kishte trajnime për lidership.

“Mendova se do të ishte interesante, por ndjeva shumë vështirësi kur mora rolin drejtues”, tha ajo.

“Ishte një pozicion pushteti; rroga dhe përfitimet dyfishuan atë që isha. Mendova, ‘Uau, ky është një rol shumë  i spikatur. Kjo është mundësia ime”.

Kate u pendua pothuajse menjëherë për vendimin e saj. Duke qenë se nuk kishte eksperiencë, ajo u ndesh me një sërë vështirësish, teksa përpiqej të sillte ndryshimin.

“Unë vazhdimisht veç shuaja zjarrin”, tregon ajo. E gjitha zgjati tre muaj përpara se të jepte dorëheqjen, duke thënë se deri në fund, përvoja kishte ndikuar seriozisht në shëndetin e saj mendor.

Përvoja e Kate mund të jetë ekstreme, por nuk është e pazakontë.

 

Në shumë industri, njerëzit që shkëlqejnë në nivel individual e gjejnë veten në rrugën drejt drejtimit të mesëm.

Disa e përqafojnë atë trajektore, por për të tjerët që nuk janë aq të sigurt se është rruga që duan të ndjekin, kalimi në menaxhim mund të jetë një përvojë e mjerueshme që i largon ata nga puna që duan dhe në një botë në të cilën ndihen të izoluar, të papërvojë ose të pambështetur.

Dështimi është pjesë e “lojës”

Maire Kerrin, drejtoresha themeluese e grupit të “Psikologjisë së Punës” me qendër në Derby, MB, thotë se shumica e shefave të rinj kanë koncepte të gabuara sa i përket ndryshimit.

Ata gjithmonë e lidhin menaxhimin me mbikëqyrjen e të tjerëve.

Por ka dhe nga ata njerëz që ndihen mjaft komod në punën që bëjnë dhe e shohin rolin e menaxherit si diçka jo-tërheqëse.

Ben Willmott, kreu i politikave publike në Institutin Chartered të Personelit dhe Zhvillimit (CIPD) me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se problemet lindin kur njerëzit “promovohen në role menaxheriale për shkak të ekspertizës së tyre teknike dhe jo sepse ata kanë domosdoshmërisht ndonjë aftësi për t’i menaxhuar njerëzit.

“Puna më e vështirë”

Nëse nuk dëshiron të jesh menaxher, Kerrin thotë se është e rëndësishme të bësh një “bisedë të sinqertë përpara” me shefin tënd, në vend që të ndihesh i manovruar në një rol që nuk e dëshiron.

Kjo mund të përfshijë deklarimin shumë të qartë nëse paga apo titujt nuk janë aq të rëndësishme për ju sa kënaqësia në punë, për shembull, ose shpjegimi pse jeni të kënaqur me punën tuaj aktuale.

“Unë e di që menaxhimi i njerëzve është në fakt puna më e vështirë dhe nuk është e shkruar në përshkrimin e punës suaj se si ta bëni atë”, thotë ajo.

“Ju bëheni të suksesshëm në karrierën tuaj për shkak të kontributit tuaj të vetëm dhe ekspertizës suaj të lëndës. Mbi bazën e kësaj ju promovoheni. Por, më pas, ju kërkohet të menaxhoni njerëzit. Dhe është një aftësi krejtësisht e ndryshme”.

Marrë nga BBC dhe përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore