Kosova

A mbajnë shumë armë – si dikur – qytetarët në Kosovë?


Ilustrim: Armë

Ajo që po ndodh në Ukrainë ka dëshmuar edhe një herë se kur shteti sulmohet të gjithë duhet të jenë gati.

Në një gjendje të përhershme rreziku, edhe shqiptarët në Kosovë kishin zhvilluar prej kohësh një shprehi të mbajtjes së armës.

Sipas, Avni Vllahiut, pronar i një pike të shitjes së armëve në Prishtinë, numri i armëve që qytetarët i posedojnë me leje është jo i vogël.

Vizitat, tregon ai, janë shpeshtuar shumë që nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas ekspertit të sigurisë, Fatmir Çollaku, ndryshe nga gjeneratat më të vjetra, tash të rinjtë nuk janë shumë të kualifikuar sa u përket armëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore