“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Një qytetari shqiptar në Mitrovicë të Veriut i është dërguar fatura e rrymës në gjuhën serbe, dhe atë në cirilikë.
Kjo i ka ndodhur për herë të parë. Pas kësaj, ai ka pyetur Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti se “a jemi edhe ne në Kosovë?”.
Këtë e ka bërë të ditur deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka publikuar faturën në cirilikë, e cila i është dërguar nga qytetari i Mitrovicës së Veriut.
“Në këtë formë manifestohet çlirimi i Mitrovicës nga Xhelal Sveçla e Albin Kurti”, shkroi Musliu.
“Dhe me të drejtë shtron pyetjen ‘a jemi edhe ne Kosovë?’”, shtoi ajo.
Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë së fundmi disa aksione në Veri – i banuar me shumicë serbe – siç është mbyllja e pesë objekteve paralele serbe në atë pjesë të vendit.
Ky aksion, por edhe disa të tjerë, sipas zyrtarëve qeveritarë kanë ndikuar në shtrirjen e sovranitetit në atë pjesë të territorit të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Një vit nga sulmi në Banjë, Manastiri mbyllet nga 23 deri më 26 shtator
-
Posta apelon qytetarët të mos bien pre e mesazheve të dyshimta
-
Haradinaj në takim me Orav thekson nevojën që Kosova t’i kthehet kursit të integrimit euro-atlantik
-
Mbrojtja e Selimit i kërkoi trupit gjykues ta paralajmërojë Prokurorinë të mos ndikojë në dëshmitarë
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Von der Leyen pret liderët e BP-së: Të gjashtë vendet i përkasin Evropës
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti në Bruksel kërkon që të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës