Muzikë

“A do t’i ndihmojë Taylor Swift demokratët t’i fitojnë zgjedhjet e nëntorit?”, përgjigjet Joe Biden


Presidenti Joe Biden po vazhdon të tallet me teoritë e konspiracionit që rrethojnë atë dhe këngëtaren Taylor Swift.

Biden, 81 vjeç, ishte i ftuar në “Late Night with Seth Meyers” për të shënuar 10-vjetorin e emisionit dhe prezantuesi nuk humbi kohë duke e pyetur atë nëse ai “po punonte së bashku” me Swift, 34 vjeçe.

Joe Biden ‘Late Night with Seth Meyers’.

“A mund të konfirmoni ose mohoni se ekziston një komplot aktiv midis jush dhe zonjës Swift?”, ishte pyetja që Meyers, ia drejtori Biden-it, duke e lidhur temën me një teori që Taylor dhe i dashuri i saj – Travis Kelce, lojtar i “Kansas City Chiefs” – janë pjesë e një komploti për të ndihmuar demokratët të fitojnë zgjedhjet e ardhshme më 5 nëntor.

“Ku e merrni këtë informacion? Është klasifikuar. Ky është informacion i klasifikuar”, u përgjigj Biden me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë, duke shtuar: “Por unë do t’ju them, ajo më miratoi në vitin 2020”.

Ndërsa Meyers pyeti nëse “mund të vijë përsëri”, Biden bëri shaka, “Unë ju thashë se është e klasifikuar”.

Në fillim të bisedës rreth Swift, Meyers solli fotografinë e Biden “Dark Brandon” që llogaria e tij postoi pas fitores së “Kansas City Chiefs” në “Super Bowl” më 11 shkurt.

Llogaria e verifikuar në Instagram ndau një imazh të presidentit me rreze lazer që dalin nga sytë e tij, së bashku me mbishkrimin, “Ashtu siç e hartuam ne, ‘Kansas City Chiefs’”.

Imazh i publikuar nga Joe Biden në Instagram.

Postimi ishte tallje me teorinë e pabazë se fitorja e madhe ishte projektuar nga demokratët në mënyrë që Swift të mund të shfrytëzonte mundësinë për të ndihmuar Biden të zgjidhet president në vitin 2024.

Përpara postimit në Instagram, Biden ngarkoi TikTok-un e tij të parë, i cili gjithashtu dukej se po tallte teorinë e konspiracionit Swift.

Përndryshe, Taylor së fundmi bëri dy donacione në vlerë prej 50 mijë dollarësh në një llogari të GoFundMe për familjen e Lisa Lopez-Galvan, gruaja e vrarë në të shtënat masive në një paradë të fitores në “Super Bowl” të ekipit futbollistik “Kanas City Chiefs”.

Taylor Swift dhuron 100 mijë dollarë për familjen e gruas së vrarë në paradën e fitores së “Kansas City Chiefs”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore