Sport

A do të vazhdojë Hamilton në F1? Toto Wolff nuk garanton asgjë


Shefi i Mercedes-it, Toto Wolff, tha se ai dhe Lewis Hamilton kanë mbetur të shokuar nga eventet e xhiros së fundit në garën e Abu Dhabi-t.

Hamilton e humbi titullin në fund nga Max Verstappen, duke mos arritur që të thej rekordin absolut me tetë tituj kampion.

Shtatë herë kampioni i botës, Hamilton, në fillim të sezonit të kaluar nënshkruajti kontratë dy-vjeçare me Mercedes, por e ardhmja e tij nuk është e sigurt.

Kështu tha Toto Wolff, i pyetur nga mediat.

“Do të duhet shumë kohë për ne që të pranojmë çfarë ndodhi të dielën”, filloi.

“Nuk mendoj se do ta harrojmë ndonjëherë, është e pamundur”.

“Sidomos”, vazhdon ai, “Hamilton-i si pilot”.

“Kam shumë dëshirë që ne të vazhdojmë punën së bashku dhe ta kalojmë këtë kohë, por ne kurrë nuk do ta harrojmë dhimbjen dhe stresin që kishim të dielën”.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me Hamilton dhe a do të kthehet ai sezonin e ardhshëm, Wolff insiston se asgjë nuk është e sigurt.

“Shpresoj shumë që Lewis të vazhdojë garat sepse ai është piloti më i mirë i të gjitha kohërave”.

“Si një garues, e di që zemra e tij i thotë ‘duhet të vazhdojë’, sepse ai është në majën e karrierës së tij”, tha ai.

“Po”, shtoi, “duhet të kalojmë atë çfarë ndodhi të dielën, ai është një njeri me vetëvlerësim të lartë”.

Wolff kështu konfirmon që nuk di ende asgjë për të ardhmen e Hamilton, dhe përkundër kontratës, ai mund të përfundojë karrierën tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore