Sport

RedBull – Mercedes, luftë në pistë dhe jashtë saj


RedBull-i ka arritur që të punësojë kreun e inxhinierisë së Mercedes-it për të ndërtuar motorin e ri të Formula 1, me fokus vitin 2025.

Pas vendimit të Honda-s që të ndaloj së prodhuari motor të Formula 1, RedBull-i filloi kopmaninë e vet “RedBull poëertrains” të posaçma për këtë gjë.

Një marrëveshje mes RedBull-it dhe Honda-s do të thotë që të parët do të mundin të përdorin motorin japonez në periudhën 2022-24, periudhë kjo që çdo motor i F1 nuk do të ketë mundësi për asnjë ndryshim.

Hodgkinson, njeriu pas motorëve që prodhuan suksesin për shtatë vite rradhazi për Mercedes-in, madje ende vazhdojnë ta bëjnë, do t’i bashkohet rivalvëve direkt të RedBeull-it.

Ai do të jetë aty për të ndërtuar motorin e parë të RedBull-it, që do të përshtatet me rregullat e reja të Formula 1 të planifikuara për vitin 3035.

Këto rregulla shohin motorët e rinj të pëdorin gaz bio në tentativë për të eliminuar mbetjet e karbonit.

Hodgkinson u shpreh shumë i lumtur që iu bashkua RedBull-it.

“Jam shumë i lumtur ti bashkohem RedBull-it si drejtor i rrjetit të tyre të motorëve”, tha ai, “Nuk ishte e lehtë të largohem nga rrjeti Mercedes pas afro 20 vitesh, por mundësia për të qenë pjesë e një projekti kaq të madh është krenari për mua”.

“RedBull-i ka qenë rivali ynë më i madh në këto kohë, ata janë një kompani serioze e Formula 1 dhe mezi po prës që të shoh se çfarë mund të arrijmë bashkë në këtë rrugëtim”.

Mercedes dhe RedBull pritet të kenë luftën më të ashpër për titullin në sezonet e fundit, me Verstappen dhe Hamilton që kanë fituar të dy nga një garë në dy të parat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore