Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu” të enjten, ka deklaruar se Turqia është një vend që historikisht ka mbështetur pavarësinë e Kosovës, derisa i ka cilësuar vëllazërore marrëdhëniet biletarale ndërmjet dy shteteve.
“Ne jemi një vend që historikisht e kemi mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, ka theksuar kryediplomati turk, derisa ka folur për çështjet rajonale. Gjithashtu, ai ka shtuar se Turqia çdoherë do të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës.
“Të kesh marrëdhënie vëllazërore me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën, që është obligimi ynë historik, por të vendosësh marrëdhënie të mira edhe me Serbinë, është reflektim i lidershipit të fuqishëm politik”, ka nënvizuar mes tjerash shefi i diplomacisë turke, i cili ka qëndruar në Prishtinë javë më parë.
Kosova dhe Turqia kanë nënshkruar disa marrëveshje gjatë viteve të fundit, veçanërisht në fushën e shëndetësisë, sigurisë dhe mbrojtjes. Turqia ka shprehur disa herë gatishmërinë të ndërmjetësojë edhe procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi