Shqipëria

Ish-zyrtari do të dëshmojë në Komisionin Hetimor për “sterilizimin”


Ish Zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj pritet të dëshmojë të premten e 20 shtatorit në Komisionin Hetimor lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Edhe pse gjendet në qelinë e paraburgimit, nën dyshimin për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, SPAK-u i ka dhënë leje ish-zyrtarit që të paraqitet fizikisht në seancë.

Në pyetje do të merren gjithashtu edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit të sterilizimit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini.

Gjykata e Lartë nuk e pranoi më herët rekursin e bërë nga Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Apeli i Posaçëm vendosi në muajin mars po ashtu që ta lërë në burg të akuzuarin.

Së bashku me Marsela Serjanin, Saimir Kadiun, Arben Gjatën dhe Genc Byrazerin, ata ankimuan masat në këtë instancë.

Më herët, SPAK dhe GJKKO dolën me dy kërkesa sa i takon dosjes së shumëpërfolur të sterilizimit.

Së pari, kërkohej akt-ekspertim i kompjuterit, telefonit dhe i-Padit të sekuestruar në banesën e ish-zëvendës ministrit të Shëndetësisë.

Rjepaj u arrestua më 17 gusht dhe akuzohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka falsifikuar dokumentet në procedurën e koncesionit për sterilizimin.

SPAK kishte vërtetuar më parë se ish-zyrtari kishte pasur njohje me biznesmenin e kompanisë fituese të koncesionit të sterilizimit.

Kush është Klodian Rjepaj, ish-zv.ministri i Shëndetësisë nën logon e LSI, i arrestuar për koncesionin e sterilizimit?

Taktikë dhe orientim, si u organizua operacioni i SPAK për koncesionin e sterilizimit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore