PDK: Kurti përveç se degradoi standardin e jetesës, tash po rrezikon seriozisht të ardhmen politike të vendit
Për koordinatorin për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përveç se ka degraduar standardin e jetesës, “tashmë po e rrezikon seriozisht edhe të ardhmen politike të Republikës së Kosovës”.
“Kjo duhet të paraqes shqetësim serioz për çdo qytetar të këtij vendi”, ka shkruar ai në platformën sociale, Facebook.
Kosova, sipas Mustafës, ka përparuar vetëm në saje të partneritetit të besueshëm me aleatët!
“Asnjëherë të vetme nuk ka përparuar ndryshe. Tani, hapësirën për bashkërendim me aleatët tanë po ia lëmë Serbisë, ndërsa neve po na kërkohet ti besojmë ‘fuqisë’ së një njeriu”, ka shtuar ai.
Kjo gjendje, në vlerësimin e tij, duhet dhe do të ndryshojë shpejtë!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi