Kampionate

Rasti Dybala dhe marrëdhëniet e vështira: Pse u pushua De Rossi


Daniele de Rossi

Pse u shkarkua Daniele de Rossi? De Rossi ishte gati të dilte në fushë për të trajnuar ekipin, kur u thirr në zyrat e Friedkins, ku u informua për shkarkimin e tij “në interes të skuadrës për të rifilluar rrugën e dëshiruar”.

Një histori, ajo me Roma-n, e cila përfundoi pas vetëm katër ndeshjeve të kampionatit, dhe pavarësisht vlerësimit dhe rinovimit të kontratës pas pjesës së dytë të shkëlqyer të sezonit 2023-24.

De Rossi kishte zëvendësuar Jose Mourinho-n, i cili u shkarkua pas Milan-Roma më 14 janar.

Ndeshja e tij e parë si trajner ishte më 20 janar, në “Olimpico”, duke mundur Verona-n 2-1. Në total, mes kampionatit dhe Europa League, ata fituan 13 ndeshje, barazuan 10 (sipas statistikave, fitorja e penalltive ndaj Feyenoord ishte barazim) dhe humbën 7.

Sezonin e kaluar ata bënë shumë mirë, këtë sezon nuk kishin arritur nivele të tilla.

Në këtë kuptim, për drejtuesit e verdhekuqve ishte një zgjedhje ekskluzivisht teknike. Por përtej rezultateve, shkruan “Il Corriere della Sera”, De Rossi paguan për tre gjëra: humbjen e mbështetjes së CEO-s Lina Souloukou, rasti Dybala që tronditi tregun dhe e detyroi të ndryshonte idenë për të luajtur me 4-3-3, si dhe “modus operandi” i Friedkins, të cilët u besojnë verbërisht raporteve të bëra nga drejtuesit që ata vendosën në krye të klubit.

Nuk pati argumente të vërteta, por keqkuptimet u zgjidhën. De Rossi largohet pa thënë asnjë fjalë dhe i lë vend Ivan Juric-it, i cili ka firmosur deri në qershor 2025 për 2 milionë euro neto dhe me klauzolën e rinovimit automatik në rast kualifikimi në Champions League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore