Lajme

Shpërthimet e fundit në Liban lënë 14 të vdekur dhe qindra të plagosur


Numri i të vdekurve nga shpërthimet e fundit në Liban është rritur nga nëntë në 14 persona, me më shumë se 450 të tjerë të plagosur, thotë Ministria e Shëndetësisë e Libanit.

Kjo është përveç 12 personave të vrarë dhe pothuajse 3 mijë të plagosur, pas shpërthimeve të radiove të komunikimit të grupimit Hezbollah të martën.

Ministri i Jashtëm libanez, Abdallah Bou Habib, tha se shpërthimi i qindra pager-ave dhe radiove të komunikimit të Hezbollahut mund të jetë një pararojë e një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Sipas agjencisë kombëtare libaneze të lajmeve, të raportuara nga Al Jazeera, ministri i Jashtëm paralajmëroi për seriozitetin e incidentit, “sepse ai vjen pas kërcënimeve izraelite për të zgjeruar shtrirjen e luftës me Libanin, gjë që do ta zhyste rajonin në një cikël më të gjerë të dhunës dhe sinjalizojnë një luftë më të gjerë”.

Si është situata?

Të tjera shpërthime kanë ndodhur në Liban në orët e fundit, ku raportohet se radiot e eksponentëve të grupimit militant Hezbollah kanë shpërthyer sërish, një ditë pas shpërthimeve masive të ndodhura në pajisjet “pager” (radio të vogla komunikimi).

Lajmin e fundit e raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke thënë se Agjencia Kombëtare e Lajmeve shtetërore e Libanit ka përmendur se “pagerët e vjetër” shpërthyen brenda shtëpive në periferitë jugore të Bejrutit dhe në Libanin jugor.

Një numër i të plagosurve u transferuan në spitalet në kryeqytet dhe në Baalbek, që është në Luginën Bekaa, shtoi njoftimi.

Një korrespondent i NNA tha se dy persona u plagosën, pasi një pajisje shpërtheu në një rrugë në fshatin Ali al-Nahri, në Bekaa qendrore.

Një tjetër tha se një pager shpërtheu brenda një makine pranë një varreze në Jdeidet Marjeyoun, në Bekaa jugore.

Ndërkaq, në rrugë jozyrtare, NNA përmend se tre persona janë vrarë dhe me qindra të tjerë janë plagosur nga shpërthimet e fundit.

Pretendime ndërkaq ka se radiot janë shpërthyer nga shërbimi sekret izraelit, Mossad.

Veprimet e Mossad-it ndiqen gjithmonë nga një lëmsh ​​versionesh, histori pak a shumë të besueshme.

Është një mjet mbrojtës por edhe një akt lufte psikologjike për të shfrytëzuar “konfuzionin” në kampin kundërshtar.

Ky ishte rasti i eliminimit të babait të bombës atomike iraniane, Mohsen Fakrizadeh, (mitraloz me telekomandë), të eksponentit të Hamasit, Ismael Haniyeh (raketë apo bombë?), të liderit të Hezbollahut Fuad Shukr (sulm ajror).

Dhe tani kjo ndodh për sulmin e jashtëzakonshëm me pager (radio komunikimi) të furnizuar për milicinë libaneze pro-iraniane.

Shpërthimi

Për “shkaqet” e shpërthimit janë formuluar hipoteza të ndryshme.

Frekuencat radio shkaktuan kurthin. Ose agjentët shkaktuan mbinxehje të baterive që çoi në shpërthimin e njëkohshëm.

U fol për PETN apo plastikë. Ndërhyrja kibernetike është gjithashtu një ndër skenarët (jo të gjithë janë të bindur).

Siguria

Hezbollahu (dhe gjithashtu aleatët e tyre iranianë) po hetojnë.

Për të zbuluar çdo tradhti, për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm në një rrjetë sigurie, për të gjetur zgjidhje nëse do të fillonte konflikti.

Paranoja, pasiguria, dyshimet e bëjnë detyrën komplekse.

Është një rutinë në pyllin e hijeve, është vetëm një dimension i një historie me shumë aspekte:

1) Izraelitët kanë infiltruar kuadrot dhe zinxhirin komandues. Kemi vrasjen në vitin e fundit të qindrave oficerëve, shumë të njësisë elitare Radwan, të goditur në vende dhe situata të ndryshme.

2) Surpriza është edhe më e dhimbshme, sepse fraksioni shpesh është mburrur se ka mundur të kapë “armikun sionist” në befasi.

3) Izraelitët, duke parë listën e të plagosurve dhe të vdekurve, hartuan një pjesë të lëvizjes duke grumbulluar të dhëna të reja. Pagers janë shndërruar në armë por edhe në “spiunë”.

4) Nuk mungojnë ata që flasin për një gabim nga ana e Tel Avivit: mbase ka humbur një kartë shumë shpejt. Faqja amerikane “Axios” ofroi një shpjegim: Izraeli donte të përdorte sinjalizuesit në prag të një ofensive ushtarake, por do të ishte detyruar të përshpejtonte sepse kishte frikë se “sekretin” mund të zbulohej nga milicët.

Taktikat

Manipulimi i pajisjeve është në traditën e Mossad-it.

Dhe jo vetëm kaq.

Vite më parë ai krijoi një ose më shumë kompani që kishin nënshkruar kontrata për t’i shitur Iranit teknologji të aftë për përdorim ushtarak.

Realisht jepnin materiale të komprometuara, me defekte.

Një nga kompanitë ishte në Milano, e menaxhuar nga një agjent me origjinë australiane, i cili më vonë përfundoi në burg në Izrael me dyshimin se kishte treguar atë që dinte dhe vdiq nga vetëvrasja (sipas autoriteteve) në qeli.

Dhe nëse duam të shkojmë edhe më mbrapa, është intriga e raketave kundërajrore Stinger që përfunduan në duart e terroristëve dhe talebanëve.

Problemi është se pajisjet kishin nevojë për bateri të reja dhe duket se inteligjenca arriti t’i furnizonte me pjesë rezervë të falsifikuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore