Sport

Jamal Musiala, ëndrra e radhës e Florentino Perez-it


Jamal Musiala (Getty)

Jamal Musiala, xhevahiri i ri i Bayern Munich-ut, është kthyer në një nga emrat më të lakmuar të futbollit botëror. Dhe, kur bëhet fjalë për talente të kalibrit të tij, Real Madrid-i është gjithmon aty.

Në moshën 21-vjeçare, mesfushori sulmues gjerman ka luajtur tashmë 168 ndeshje për skuadrën bavareze, duke qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 79 gola dhe asistime.

Talenti i tij i madh ka tërhequr vëmendjen e Real Madrid-it, të cilët e shohin atë si nënshkrimin që Florentino Perez kërkon për të ardhmen, thonë mediat Spanjolle.

Megjithatë, lojtari ka një kontratë me Bayern-in deri në vitin 2026, gjë që e ndërlikon një largim të mundshëm në afat të shkurtër.

Musiala, i cili debutoi në skuadrën e parë të Bayern-it në moshën 17-vjeçare, është vendosur si një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij. Shkathtësia e tij e lejon atë të lëvizë me lehtësi në pozicione të ndryshme në sulm dhe mesfushë, duke e bërë një aset të paçmuar për Bayern-in.

Për më tepër, aftësia e tij për të dribluar, vizioni i tij për lojën dhe instinkti i tij për të gjetur golin kanë qenë përcaktues në sukseset e fundit të skuadrës gjermane, si në Bundesliga ashtu edhe në garat evropiane.

Në nivel ndërkombëtar, Musiala ka arritur tashmë 36 paraqitje me kombëtaren gjermane, duke u vendosur si një nga pjesët kyçe të ekipit gjerman. Pjesëmarrja e tij në Kampionatin Evropian ka treguar aftësinë e tij për të performuar në skenat e mëdha, gjë që e ka rritur vlerën e tij në treg në 130 milionë euro, shifër që pak lojtarë të moshës së tij mund ta përballojnë.

Interesi i Real Madrid-it për Musiala-n është i pamohueshëm. Perez ëndërron të marrë lojtarin e talentuar në “Santiago Bernabeu”, megjithëse Bayern nuk është i gatshëm të lejojë që një nga premtimet e tij më të mëdha të shkojë lehtësisht.

Me kontratën e vlefshme deri në vitin 2026, e ardhmja e tij do të jetë një nga temat më të ndjekura në tregun e transferimeve në vitet e ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore