Vazhdon propaganda serbe, Brnabiç: Kurti po do luftë, situata në Veri është “jashtëzakonisht e rëndë”
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, ka pretenduar se situata në Kosovë është “jashtëzakonisht e rëndë”, kjo për shkak se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “po dëshiron të provokojë nisjen e një lufte”.
“Kurti nuk ka zgjidhje tjetër apo rrugëdalje për politikën e tij, përveç provokimit të një konflikti të armatosur, pra të një lufte me Beogradin. Dhe në këtë kuptim, ky provokim më duket më seriozi deri më tani”, ka propaganduar ajo në një intervistë për Euronews Serbia.
Ish-kryeministrja Brnabiç ka potencuar se interesi i Serbisë në këtë fazë është ruajtja e paqes, po se as nuk guxon “të lejojë keqtrajtimin dhe rrezikimin e popullit të saj në Kosovë.”
Duke folur për situatën në Veri të Kosovës, Brnabiç ka pretenduar se ngitja e aktakuzës për rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit, arrestimi dhe “rrahja” e të rinjve serbë, mbyllja e institucioneve paralele serbe, mund të jenë arsyet, sipas saj, të “ndezjes” së Veriut
“Albin Kurti qëllimisht po shkakton ‘spastrim etnik’, dhe kjo është e qartë për të gjithë në këtë moment, ai dëshiron vetëm dhe ekskluzivisht të shkaktojë luftë”, ka vazhduar me pretendime Brnabiç.
Ndryshe të enjten disa media të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke u thirrur në burime jozyrtare kanë pretenduar se ky i fundit po e konsideron si opsion për ta shpallur Kosovën si “territor të okupuar”.
Ditë më parë, Vuçiç paralajmëroi se do t’i prezantojë disa “masa serioze” për “zgjidhjen e krizës” në pjesën Veriore të Kosovës të banuar kryesisht me shumicë serbe.
Sipas mediave të afërta me presidentin, njëra ndër “masat serioze” të Vuçiç-it mund të jetë edhe ky “opsion”.
Shpallja e Kosovës si e pushtuar, sipas këtyre pretendimeve të mediave serbe, “përfshin një sërë hapash të tjerë që përfshijnë përgatitjen për kthimin e kësaj pjese të territorit”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Dejona Mihali intervistohet nga Specialja, në lidhje me rastin e Nagip Krasniqit
-
Nga qelia në Komisionin Hetimor, dëshmon ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë
-
Rusia e kishte parashikuar inkursionin e Kurskut muaj më parë, tregojnë dokumentet
-
Diplomacia e Kosovës në Amerikën Latine përballë përplasjes me Perëndimin