Hoti: Rizvanolli po refuzon të përgjigjet se ku janë shpenzuar 520 milionë euro për ndërmarrjet publike
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli për mungesë të transparencës kur në pyetje janë shpenzimet e taksave të qytetarëve.
“Tri herë kam bërë pyetje parlamentare se ku janë shpenzuar 520 milionë euro për ndërmarrjet publike në vitet 2021-2023. Herën e fundit që kam bërë pyetje parlamentare me shkrim ka qenë më 17 korrik 2024”, ka shkruar ai në platformën sociale në Facebok.
Hoti ka thënë se ndaj kësaj pyetjeje nuk ka arritur të pranojë përgjigje ende.
“Kurrë nuk ka pasur kaq shumë shpenzime për ndërmarrje publike. Ndalja e ‘gjakderdhjes financiare’ ka qenë mashtrim”.
Transparenca lidhur me shpenzimin e taksave të qytetarëve, sipas Hotit është obligim kushtetues.
“Këtij obligimi nuk mund t’i iket. Vjen një ditë kur duhet dorëzuar mandatin tek tjetri”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hoti: Reformat fiskale janë dështim tjetër i qeverisë, për 4 vjet s’është ndërmarrë asnjë esenciale
-
Vdes një i burgosur në Spitalin Rajonal të Gjilanit
-
Dorëhiqet kryetari i degës më të madhe të VV-së në Drenas: U punësuan njerëz në institucione në mënyrë të pandershme
-
Kurti takon Koopman-in, zotohet që plotësisht t’i zbatojë obligimet që dalin nga Marrëveshja Bazike