U zhvilluan sot provat zyrtare të Formula 1 në “Emilia Romgna GP”.
Hamilton arriti të sigurojë Pole Position në njërën ndër kualifikimet më interesante të viteve të fundit në Formula 1.
Vetëm 0.035 ishte më e shpejtë koha e britanikut në krahasim me vendin e dytë, Sergio Perez.
Meksikani impresionoi të gjithë, dhe i tregoi shokët të tij të skuadrës që nuk është aty “vetëm për sy e faqe”, siç konsiderohej në fillim.
Verstappen përfundoi i treti, duke konfirmuar superioritetin e RedBull këtë sezon.
Leclerc po mbanë gjallë Ferrari-n, piloti nga principata arriti të përfundoj në vendin e katërt në prova për të dytën herë këtë sezon.
Gasly, Ricciardo, Norris, Bottas, Ocon dhe Stroll mbyllën ‘top 10’.
Klasifikimi përfundimtar duket kështu:
Gara fillon nesër në orën 15:00.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com