Ministri i Brendshëm shqiptar, Ervin Hoxha, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, me të cilën bisedoi rreth marrëdhënieve dypalëshe, duke vënë në dukje miqësinë e fortë mes dy vendeve, bashkëpunimin dhe partneritetin e fortë strategjik.
Ministri Hoxha falënderoi përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA-ve për mbështetjen e pakursyer ndaj agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë, veçanërisht programin ICITAP, me fokus asistencën për Policinë e Shtetit.
Në lidhje me takimin, Ministri u shpreh se “ishte kënaqësi takimi sot me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, me të cilën konfirmuam jo vetëm miqësinë mes dy vendeve, por ritheksuam partneritetin e fortë strategjik”.
Duke falënderuar përfaqësuesen e SHBA-ve për mbështetjen ndaj Policisë së Shtetit, ministri Hoxha theksoi se “e njohu VanHorn me disa prej prioriteteve në detyrën si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar gjithashtu për kontributin e çmuar që ofron programi ICITAP për Policinë e Shtetit dhe agjencitë ligjzbatuese shqiptare, në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë”.
Në takim është diskutuar edhe për tema të tjera me interes për qytetarët e të dy vendeve.
“Folëm në këtë takim të parë, mbi mundësitë e reja të thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit për mirëqenien e qytetarëve tanë”, tha Hoxha pas takimit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vengu pret gjeneralin Cavoli, për modernizimin e FA-ve dhe mbështetjen ndaj Ukrainës
-
Skandali i Wisdom, reagon Kushi: Nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata
-
Hoxha në takimin e Procesit të Berlinit kërkon shkëmbimin e të dhënave mbi flukset migratore në Ballkan
-
Mbrojtja e të dhënave personale në sektorin shëndetësor: Investim në sisteme që garantojnë sigurinë