Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga Policia e Shtetit, pasi një person kërkoi të hidhej nga ura në lumin Buna, për t’i dhënë fund jetës.
Sipas një njoftimi zyrtar, Patrulla e Qarkullimit Rrugor gjatë patrullimit në territor ka konstatuar një shtetas te ura e Bunës që kryente lëvizje të dyshimta dhe tentonte të hidhej nga Ura në lumin Buna.
Patrulla e Qarkullimit Rrugorë e DVP Shkodër ka njoftuar forcat ”Shqiponja” dhe shkuan menjëherë te qytetari që tentonte të hidhej në lumë.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua ngjarja dhe 49-vjeçari V.N, u shoqërua në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vengu pret gjeneralin Cavoli, për modernizimin e FA-ve dhe mbështetjen ndaj Ukrainës
-
Skandali i Wisdom, reagon Kushi: Nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata
-
Hoxha në takimin e Procesit të Berlinit kërkon shkëmbimin e të dhënave mbi flukset migratore në Ballkan
-
Mbrojtja e të dhënave personale në sektorin shëndetësor: Investim në sisteme që garantojnë sigurinë