Në gjithë Evropën inovacioni ka qenë kryefjala zhvillimore e dakes së fundit dhe sipas një raporti nga Tabela Evropiane e Inovacionit, performanca në gjithë vendet e Bashkimit Evropian është rritur me 10% që prej vitit 2017, ku në vitin e fundit rritja shënohet me gjysmë pike.
Performanca e inovacionit ka qenë e përmirësuar në shumicën e vendeve anëtare të BE-së, ku 15 shtete anëtare kanë përmirësuar performancën e tyre gjatë vitit të kaluar, ndërsa 11 kanë pësuar regres dhe një ka mbetur i qëndrueshëm, sipas Komisionit Evropian.
Nga ana tjetër, raporti përfshin edhe arritjet për Shqipërinë, e cila duket se nuk ka pasur suksese të mëdha në këtë fushë. Sipas renditjes për Evropën, vendi renditet i 35-i dhe lë pas vetëm shtete të Evropës Lindore dhe Ballkanit, si Bosnjë dhe Hercegovina, Ukraina, Moldavia, apo Rumania.
Në bazë të indeksit, inovacioni i Shqipërisë është 46, përpiluar ky nga 12 indikatorë të ndryshëm.
Në disa sfera megjithatë, ka tregues pozitivë.
Shqipëria vlerësohet si “novatore në zhvillimi” me performancë në 41.8% të mesatares së BE-së për vitin 2024 (110). Performanca ndërkaq është edhe nën mesataren e “Emerging Innovator” (48%).
Edhe vendet e rajonit renditen në të njëjtën kategori, por të vlerësuar më pikë më të larta në disa nga indikatorët.
Shqipëria performon më mirë mbi mesataren e BE-së, me 171.9% në indikatorin “Teknologjitë e lidhura me mjedisin”. Ndërsa pothuajse në gjithë indikatorët e tjerë nuk arrihet as gjysma e mesatares së BË-së.
Si paraqitet performanca e Shqipërisë në indikatorët e tjerë?
-Burimet njerëzore me 59.3%, një ndryshim 4.7% nga raporti i 2023. Këtu përfshihen të diplomuarit e rinj të doktoraturës, popullsia me arsim të lartë dhe të nxënit gjatë gjithë jetës.
-Sisteme kërkimore tërheqëse 36.1%, përkeqësim prej 1.8%. Bashkëpublikime shkencore ndërkombëtare, publikimet shkencore dhe doktorantët e huaj përfshihen në këtë indikator.
-Digjitalizimi 14.2%, përmirësim me 8.5% nga një vit më parë. Këtu përfshihen element si shtrirja e brezit të gjerë dhe aftësitë digjitale bazë të individëve.
-Financa dhe mbështetje nuk ka të dhëna, ndaj nuk aplikohet.
-Investimet e firmave, 12.7%, nuk ka ndryshime nga 2017 (shpenzimet në sektorin e biznesit, si dhe shpenzimet për inovacion për persona të punësuar)
-Përdorimi i teknologjive të informacionit 45.6%, e pa ndryshuar nga 2017. Në këtë indikator përfshihen element të tillë, si ndërmarrjet që ofrojnë trajnime për TIK dhe të punësuar specialistë të TIK-ut.
-Inovatorët 75.3%, vlerë e pa ndryshuar nga 2023 (SME-të që prezantojnë produkte inovative; NVM-të që prezantojnë inovacione të procesit të biznesit)
-Ndërlidhja 40.1%, përmirësim me 0.3% nga 2023. (NVM-të inovative që bashkëpunojnë me të tjerët; Bashkëpublikim publik-privat etj.)
-Pasuria intelektuale 5.9%, Rënie prej 4.7% nga 2023. (Aplikimet për patentë PCT, për markat tregtare etj.)
-Ndikimet në punësim 38%, rënie 2.4% nga 2023. Punësimi në aktivitete me njohuri intensive, punësimi në ndërmarrjet inovative
-Ndikimet e shitjeve 47,5%, 1,6% më pak se mesatarja e një viti më parë. (Eksportet e produkteve të teknologjisë së mesme dhe të lartë; Eksportet e shërbimeve me njohuri intensive; Shitjet e inovacioneve të reja në treg dhe të reja për firma)
-Teknologjitë e lidhura me mjedisin 171.9%, një rritje prej 8% nga raporti i parafundit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vengu pret gjeneralin Cavoli, për modernizimin e FA-ve dhe mbështetjen ndaj Ukrainës
-
Skandali i Wisdom, reagon Kushi: Nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata
-
Hoxha në takimin e Procesit të Berlinit kërkon shkëmbimin e të dhënave mbi flukset migratore në Ballkan
-
Mbrojtja e të dhënave personale në sektorin shëndetësor: Investim në sisteme që garantojnë sigurinë