3 vjet e gjysmë më vonë, Kurti tash në postin e kryeministrit pohoi se relacionet e Kosovës me SHBA-të nuk bazohen mbi atë a janë në pushtet Republikanët apo Demokratët.
3 muaj pas deklaratës së tij të fundit për zgjedhjet në SHBA-të, Kurti – përsëri – ndryshoi qëndrim.
Kurti, gjatë qëndrimit në SHBA-të ku po merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago, Donald Trumpin – kandidat i Partisë Republikane për president – e quajti si një kandidat të pazakonshëm.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kurti tha se ai “mbetet demokrat”.
“Padyshim që kemi një situatë në të cilën Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një kandidat të pazakonshëm, bëhet fjala pra për ish-Presidentin Donald Trump … unë si kryetar subjekti politik dhe si Kryeministër i Republikës së Kosovës, mbetem demokrat, mbetem socialdemokrat”, tha së fundmi Kurti.
Kurti, në vitin 2020, vlerësonte se me ardhjen në pushtet të Biden, pozicioni i Kosovën në raport me Serbinë do të forcohej, kjo pasi që sipas tij, Biden ishte një mik i vërtet dhe një aleat i dëshmuar i shqiptarëve.
“Do të ngjallte shpresë të re në kërkimin tonë për njohje të ndërsjellët me Serbinë, përmes një procesi paqësor që është i ndershëm, transparent i ndjeshëm ndaj historisë dhe i paanshëm. Një Shtëpi e Bardhë e Biden-it do të sjellë kthimin e udhëheqjes amerikane, e cila është shumë e nevojshme, në botën e rrezikshme me të cilën përballemi sot”, thoshte Kurti në një video-mesazh dedikuar shqiptarëve që jetojnë në ShBA-të.
Pozicioni i Kosovës jo që nuk u konsolidua – jo për fajin e SHBA-ve – por ai pësoi një erozion drastik pasi nga njohja de jure Kurti u pajtua me Serbinë për një njohje de facto.
Nga njohja reciproke në qendër Kosova përfundoi në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në qendër me pranimin e Marrëveshjes Bazë.
Asociacioni – draftstatuti i propozuar nga Bashkimi Evropian – ky i cili sipas ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, është i ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Ai draft që na kanë paraqitur këta partnerët tanë ka kuptim vetëm nëse Serbia e njeh de facto Kosovën, përndryshe është një kalë troje, njësojë si Republika Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë”, pohoi Donika Gërvalla në emisionin Cim Peka Live në Syri TV.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
-
Ushtarët britanikë realizojnë ushtrimin për “gatishmëri për përballje me të gjithë skenarët”
-
Osmani: Beogradit s’i vjen keq për krimet e luftës, krenohet me trashëgiminë e Millosheviçit
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Nga mbretëreshë në perandoreshë: Brenda pushtetit të plotfuqishëm të Ursula von der Leyen
-
Osmani: Beogradit s’i vjen keq për krimet e luftës, krenohet me trashëgiminë e Millosheviçit