Kosova

Shpërthim në Veri – s’ka të lënduar


Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë pas mesnate në oborrin e një shtëpie në fshatin Uglar të Komunës së Zubin Potokut ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë e këtij shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale ndërkohë nuk ka të lënduar, ka njoftuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Ka pasur shpërthim në një oborr të një shtëpie në Uglare. Dëme të vogla materiale, nuk ka të lënduar. Policia ka dal në vend të ngjarjes me njësit adekuate dhe po merret me rastin”, ka thënë ai.

Ndryshe ditë më parë në afërsi të Liqenit të Ujmanit në Veri të Kosovës është shpërthyer një granat dore nga persona të panjohura, me ç’rast dy të parkuara, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa amerikane, janë dëmtuar.

Liqeni i Ujmanit është bërë pikë turistike për “pushuesit” kosovarë që po shkojnë të freskohen atje ditëve të fundit.

Ndërkohë zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shfrytëzuar pamjet atje për agjenda partiake. Megjithatë, mbi urën e liqenit prezent janë parë Njësiti Special i Policisë së Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore