Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes Vjosa Osmani, për t’u takuar më 31 korrik, ku do të konsultohen rreth caktimit të datës për zgjedhjet e reja.
Kështu ka konfirmuar Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, në një konferencë për media, të shtunën.
Ftesa, sipas Çitakut, nuk ka të bëjë me zgjedhjet e parakohshme, pasi këtë ka kohë që e ka kërkuar PDK-ja, por ndërlidhet me zgjedhjet e rregullta.
“PDK e ka pranuar ftesën e presidentes Osmani për një takim rreth përcaktimit të datës së zgjedhjeve. Sigurisht që ne do t’i përgjigjemi ftesës, e kemi obligim kushtetues dhe ligjor që të marrim në një takim të tillë”, tha fillimisht Sekretarja e PDK-së.
“Ju e dini mirë që PDK-ja që nga korriku i vitit të kaluar ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, mirëpo ftesa e presidentes Osmani nuk ndërlidhet me inicimin e zgjedhjeve të parakohshme por me përcaktimin e datës për zgjedhje të rregullta dhe ne do të marrim pjesë aty dhe qëndrimin për këtë çështje dhe datës e preferuar do ta themi aty”, shtoi.
Pozitivisht ftesës së Osmanit i është përgjigjur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Këtë, për Albanian Post, të premten e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
“Ju konfirmoj që kryetari Abdixhiku ka pranuar ftesën si dhe të mërkurën në takim do të japë qëndrimet e LDK-së”, ka thënë Mustafa për AP.
Ndryshe, të premten e 26 korrikut, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka dërguar partive politike parlamentare ftesë për takim.
Tema e takimit do të jetë caktimi i datës së zgjedhjeve parlamentare.
Takimi është ftuar të mbahet me 31 korrik, meqë ligjërisht nga 26 korriku fillon zyrtarisht data kur i lejohet presidentes të ftojë palët për t’u koordinuar për zgjedhjet.
Përmes një letre të publikuar në media më pas nga presidenca është bërë e ditur se zgjedhjet duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 janar – 16 shkurt.
“Bazuar në kompetencat e mia kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ftoheni në takim konsultativ më 31 korrik 2024, në orën 14:00, në Sallën S301, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Osmanit.
Në kushte normale, zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen në fillim të vitit 2025, atëherë edhe kur përfundon mandati i legjislaturës aktuale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Abdixhiku: Kurti mashtroi, varfëroi dhe izoloi një popull të tërë
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel