Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kryeqytetin francez, Paris, është takuar me liderë të ndryshëm botërorë, ndër të cilët me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz e Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer.
Këto takime, Kurti i ka bërë në pritjen që është organizuar nga Macron, në Pallatin Elysee, në hapje të Lojërave Olimpike 2024.
“Shkëmbime e bashkëbisedime me liderë dhe partnerë të rëndësishëm të botës demokratike”, shkroi Kurti në Facbook.
Në Paris, Kurti është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen.
Për t’i përcjellur Lojërat Olimpike e për t’i dhënë mbështetje nëntë garuesve të Kosovës, është edhe presidentja Vjosa Osmani.
Ndërsa, të premten, po në Paris, Kurti është takuar me përfaqësuesin e parë të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Bernard Kouchnerit të cilit ia ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin që ka dhënë në Kosovë.
“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e z. Kouchner fillimisht në periudhën 1999-2001 në rolin e tij të përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, dhe pastaj gjatë viteve 2007-2010 si ministër i Punëve të Jashtme të Francës gjatë së cilës kohë, vendi ynë shpalli pavarësinë dhe u njoh nga Franca”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.
Ndër të tjera kanë diskutuar edhe për sukseset e Kosovës tash e 16 vjet.
“Së bashku diskutuan për suksesin e intervenimit të NATO-s në pranverë të vitit 1999, edhe për periudhën e pasluftës në Kosovë e deri në shpalljen e pavarësisë së saj”.
“Kryeministri Kurti dhe ish-ministri Kouchner ndanë këndvështrimet e tyre mbi ngjarjet politike të asaj kornize kohore, arritjet e Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar, dhe tash sukseset e shtetit të Kosovës 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe 25 vjet pas çlirimit të vendit”.
Kreu i ekzekutivit i ka thënë Kouchnerit se mezi e pret ta takojë në Kosovë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Abdixhiku: Kurti mashtroi, varfëroi dhe izoloi një popull të tërë
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel