Haxhiu njofton se janë gjetur mbetjet mortore të një personi që dyshohet se i përkasin luftës së fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se janë gjetur mbetjet mortore të një personi gjatë së premtes në Podujevë që dyshohet të jenë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e vitit 1998/99.
Lajmin e ka bërë të ditur Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit. Gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë”, ka shkruar Haxhiu.
Më 19 qershor, ekspertët mjeko ligjorë të Misionit të Bashkimit Evropian (BE) për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), kishin qenë të pranishëm kur Instituti i Mjekësisë Ligjore ia kishte dorëzuar Serbisë, mbetjet e tre trupave të qytetarëve serb gjatë luftës në Kosovë.
Mbetjet e tre trupave të qytetarëve serbë të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, i janë dorëzuar autoriteteve të Serbisë në pikën kufitare në Merdarë.
Këto mbetje të tre trupave të vrarë gjatë luftës janë në mesin e 280 trupave të paidentifikuar në morgun e Prishtinës.
Trupat që iu dorëzuan autoriteteve të Serbisë kishin qëndruar në Institutin e Mjekësisë Ligjore që nga paslufta, por kishte qenë problem identifikimi i tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel