Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes përmbledhjes së pulsit publik ka dalur në përfundim se qytetarët në Kosovë janë të kënaqur me udhëheqjen e institucioneve të Kosovës.
Rezultatet e publikuara të enjten kanë treguar një rritje të kënaqshmërisë me punën e kabinetit ekzekutiv, kryeministrit, Kuvendit, kryetarit të Kuvendit dhe presidentes në krahasim me vitet paraprake – këto rezultate kanë ardhur nga anketimi i 1 mijë e 300 qytetarëve që i mbulojnë 38 komunat e Kosovës.
“Anketa e majit të vitit 2024, ka treguar se një përqindje më e madhe e të anketuarve (36.33%) kanë qenë shumë të kënaqur ose të kënaqur me drejtimin politik drejt të cilit po shkon Kosova aktualisht, krahasuar me 23.9% në nëntor të vitit 2023”.
“Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike kanë treguar se 60% e komuniteteve të tjera të Kosovës dhe 35.9% e shqiptarëve të Kosovës janë shprehur të kënaqur, duke e pasqyruar një rritje nga nëntori i vitit 2023 (25.2% dhe 25.2%, respektivisht)”, thuhet në përmbledhjen e pulsit publik.
Kurse, kënaqshmëria e serbëve të Kosovës ka rënë në 5.7 për qind nga 10.4 për qind gjatë të njëjtës periudhë.
Pakënaqësi ka pasur me punën e gjykatave dhe prokurorëve – e cila ka shënuar rënie.
“Është shënuar një rënie e kënaqshmërisë me punën e gjykatave për 2.2 pikë të përqindjes krahasuar me nëntorin e vitit të vitit 2023”, thuhet në raport.
Sa i përket sigurisë raporti i UNDP-së thotë se serbët ndihen më pak të sigurt kur janë jashtë në rrugë.
“Të dhënat e anketës së majit të vitit 2024 kanë treguar një rritje të perceptimit të njerëzve për nivelin e tyre të sigurisë, ku 83.2% kanë deklaruar se ndjehen shumë të sigurt ose deri diku të sigurt kur janë jashtë në rrugë, krahasuar me 79.73% në nëntor të vitit 2023”.
“Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë kanë treguar se një numër pak më i madh i burrave sesa i grave ndjehen të sigurt kur janë jashtë në rrugë, përkatësisht 83.4% dhe 82.9%”, thuhet në raport.
Ndërsa, tek shqiptarët dhe komunitetet e tjera ka dalë përqindje më e madhe se vitin e kaluar që kanë thënë se ndihen më të sigurt.
“Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike kanë treguar se një numër më i madh i shqiptarëve të Kosovës (85.3%) dhe komuniteteve të tjera të Kosovës (83.2%) krahasuar me serbët e Kosovës (31.9%) ndjehen të sigurt kur janë jashtë në rrugë”.
“Krahasuar me të dhënat e nëntorit të vitit 2023, të dhënat kanë treguar rritje të perceptimit për sigurinë prej 4.5 pikë të përqindjes tek shqiptarët e Kosovës dhe rritje prej 3.2 pikë të përqindjes tek komunitetet e tjera të Kosovës, me ç’rast këto shifra janë evidentuar si 80.8% dhe 80.0% përkatësisht”.
Të dhënat e anketës tregojnë se varfëria, papunësia dhe çmimet për furnizimet esenciale janë identifikuar si tre problemet kryesore me të cilat po përballet Kosova.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel