Policia e Kosovës ka arrestuar Ujkan Metajn, të mërkurën, i cili ishte arratisur nga burgu i Dubravës, para dy ditëve.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media.
“Si rezultat i angazhimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, konkretisht të Drejtorisë Rajonale në Pejë, në kërkim të personit të dyshuar U.M, viti i lindjes1988 nё Istog, i cili ishte i kërkuar për veprën penale ‘Arratisja e personit tё privuar nga liria’, i njëjti është arrestuar sot në orët e pasdites”, thuhet në njoftim.
Bëhet me dije se identifikimit dhe lokalizimit të tij i ka paraprirë ndërmarrja e masave aktive hetimore dhe operative, të cilat kanë rezultuar edhe me arrestimin e personit të dyshuar.
Theksohet se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Arrestimi i Metajt, ka ardhur pak orë pasi që i njëjti u shpallë në kërkim nga Policia, i arratisur më 12 korrik nga Qendra Korrektuese në Dubravë.
Ujkan Metajt, është i dënuar për ndihmë në grabitjen në bankën ‘NLB’ në Istog.
Gjatë kësaj grabitjeje të armatosur në Istog, në një aksion të Policisë për qëllim të parandalimit të grabitjes ishte vrarë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Izet Demaj.
Po ashtu, i vrarë kishte mbetur edhe personi që dyshohet se ka tentuar ta grabis bankën, Kamer Metaj.
Metaj ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me pesë vite burg – duke iu shtuar më pas edhe dy vite të tjera burg.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel