Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktivistët së VV-së, Dejona Mihali, të cilët kanë vazhduar fushatën sulmuese ndaj mediave.
Kërkesa e AGK-së drejtuar Qeverisë është që kjo fushatë të ndalet, pasi që këto sulme të pushtetit janë të papranueshme dhe kanë për qëllim intimidimin e gazetarëve në Kosovë.
“Mihali gjithashtu i ka bërë thirrje AGK-së, të kërkojë hetime duke shkruar se “Asociacioni i gazetarëve do të ishte më mirë të tregonte profesionalizëm dhe të sugjeronte hetime për rastin që kolegët gazetarë boshnjakë kanë publikuar. Pra, nëse vërtetë Vuçiq dhe rrjeti i tij kriminal ka dorë brenda në Kosovë”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Për AGK-në, qëndrimi i fundit i Mihalit vjen në serinë e sulmeve të koordinuara të pushtetit të Vetëvendosjes kundër mediave dhe gazetarëve në Kosovë.
“Thirrja për hetime ndaj një shkrimi pa autor, që nuk ofron asnjë fakt e dëshmi për pretendimet e veta, është e papranueshme dhe ka për qëllim intimidimin e gazetarëve në Kosovë”.
Të papranueshëm AGK-ja e ka vlerësuar edhe reagimin e deputetit Rrustemi.
“Pyetja më legjitime që duhet shtruar është se a ka hapur prokuroria hetime për të parë nëse ka pasur transaksione financiare të Serbisë në portalet e Kosovës që shkruajnë me porosi kundër qeverisë apo çdo qytetari të vendit tonë?”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.
AGK-ja ka thënë se “sulmi i z.Rrustemi është i papranueshëm dhe ka për synim intimidimin e medieve dhe gazetarëve”.
Pas artikullit të mediumit boshnjak “Slobodna Bosna” i cili pastaj është publikuar edhe në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) ku dy media online akuzohen se janë nën “kontroll” të Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandër Vuçiç, ka vlerësuar se RTK-ja është dorëzuar tërësisht ka pasur reagime të shumta.
LDK-ja përmes një komunikate për media ka thënë se do të përdorin metodat që kanë për të dëshmuar kapjen e televizionit publik nga pushteti.
Ndërsa nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se këtij pushteti s’po i intereson as demokracia e as mediat e lira.
Vetëm për shtatë muaj të vitit 2024, në Kosovë janë shënuar 24 sulme ndaj gazetarëve – pesë prej të cilëve vinë nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel